Ndau të dashurin nga gruaja dhe fëmijët? Reagon ashpër këngëtarja shqiptare

Disa ditë më parë këngëtarja Shkurte Gashi deklaroi se është një lidhje dashurie, por pa dhënë shumë detaje rreth kësaj historie.

Mediat rozë shkruan se ajo është e lidhur me një tetovar ku u aludua se Shkurta mund të ketë qenë shkaku i ndarjes së dashnorit me gruan e parë.

Ajo e ka pranuar faktin se është në një lidhje, por u shpreh se nuk i takon asaj që të flasë për të kaluarën e partnerit të saj.

“Nuk kam të drejtë të flas për të kaluarën e tij sepse nuk më takon.

Me rëndësi është dita që unë e njoh e në vazhdim. Ato që fliten e shkruhen nuk janë të vërteta.

Jam ndjerë keq sepse janë munduar të më njollosin”, -u shpreh Shkurte duke thënë në fund se me lajmet që janë shpikur rreth jetës së saj private do merret avokati i saj.