Copy Code

Në vend të “mjekut amë” kërkohet “ambulancë amë”

Lajme

Kosovë

Sport

Futboll

Magazina

Cult

Ekonomi

Femra

Stili

Shëndetësi

Kuzhina

Auto

Teknologji

Fun

Kërko Punë

Arkiva

Marketing

LAJME / SHËNDETËSI
Në vend të “mjekut amë” kërkohet “ambulancë amë”

18 minuta më parë 0Shares
Në vend të “mjekut amë” kërkohet “ambulancë amë”
Shoqata e mjekëve privat të Maqedonisë ripërsëritën kërkesën e tyre disavjeçare që pacientët të mos udhëhiqen nga mjeku amë por nga ambulanca amë. Një gjë e tillë nënkupton që nëse mjeku amë i ndonjërit pacient lëshon vendin e punës apo del në pension atëherë pacienti të vazhdojë të jetë i regjistruar në atë ambulancë dhe t’i kryej kontrollet e tij në po atë shtëpi të shëndetit. Mjekët thonë se me ikjen e ndonjërit prej mjekëve amë, shtëpitë e shëndetit dëmtohen së tepërmi financiarisht marrë parasysh se me ikjen e tyre, fshihen të gjithë pacientët e regjistruar tek mjeku i caktuar.

Secili kolegë i cili kishte të punësuar grup të dytë, me ikjen e tij fshiheshin automatikisht edhe pacientët. Në aspektin material, shtëpia e shëndetit dëmtohej, nuk kishte mjete. Mjekut të ri i cili do të vinte për punë në zëvendësim të atij që ka ikur nuk mundeshim t’i ofrojmë pagë më të lartë, sepse duhej të mblidhet numër i caktuar i pacientëve që të mund ta financojmë. Edhe ish ministri Taravari edhe ministri aktual e pranuan këtë iniciativë tonën. Përmes Odës së Mjekëve i iniciuam ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore – deklaroi Mevludin Kuçi, Shoqata e Mjekëve privat të Maqedonisë.

“Për momentin shqyrtohen të gjitha propozimet e deritanishme nga mjekët amë, bëhet fjalë për më shumë propozime, mes të cilave shqyrtohet edhe mundësia që licenca e punës së mjekut amë të mos udhëhiqet në emër të mjekut të zgjedhur por të shtëpisë së shëndetit privat në të cilën punon mjeku” thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Një kërkesë e tillë është iniciuar nga Shoqata e mjekëve privat të Maqedonisë që prej dhjetë vitesh, por deri më tani ajo assesi të aprovohet. Procesi i rikthimit të të gjithë pacientëve të regjistruar, pas ikjes së njërit mjek nga shtëpia e shëndetit merr të paktën dy vite kohë. Një ndryshim i tillë është pjesë e paraparë edhe e programit qeveritar 2017-2020. /Alsat-M/