Copy Code

Ngushtohet rrethi i “miqve të BDI-së” në Serbi: SHBA i refuzon vizën gjeneralit Dikoviq për shkak të krimeve në Kosovë

Ambasada e SHBA në Beograd ka refuzuar t’i japë vizën shefit aktual të Shtatmadhorisë së Serbisë, gjeneralit Lubisha Dikovoq, bën të ditur “Danas”, transmeton Koha.net.

Sipas veprimtarëve për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko të presidentes së Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, dhe Nemanja Stjepanoviq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare. refuzimi nga SHBA i vizës për gjeneralin serb Dikoviq ndodh për shkak të krimeve të luftës në Kosovë dhe jo për shkak të raporteve të tij me Rusinë.

Sipas autoriteteve zyrtare të Serbisë, amerikanët fillimisht e kishin ftuar gjeneralin Dikoviq të mbante një ligjëratë ushtarake në SHBA, por pastaj kishin refuzuar t’ia japin vizën.

“Danas” citon bashkëbiseduesit nga Fondi Humanitar dhe Këshilli i Helsinkit – Biserko e Stjepanoviq të cilët rikujtojnë se mohimi i vizës ndodh për shkak të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Brigada 37 e Ushtrisë Jugosllave, e komanduar nga Dikoviqi gjatë sulmeve nëpër fshatra të Kosovë ka kryer krime ndaj civilëve shqiptarë, kanë thënë ata.

“Kufomat e një numri të këtyre viktimave janë gjetur në varrezat masive në Serbi, ndërsa as Dikoviq a pjesëtarët e njësisë së tij asnjëherë nuk kanë dhënë përgjegjësi për krimet e kryera. Dikoviq gëzon përkrahjen e këtij pushteti, sikundër edhe atij paraprak, si dhe të Prokurorisë serbe për Krime të Luftës”, transmeton Koha.net.

E përditshmja e Beogradit ka cituar gjeneralin Dikoviq pas refuzimit të vizës nga Ambasada amerikane, të ketë thënë: “Kam qenë pjesëmarrës në luftën heroike për Kosovë e Metohi, por as kam kryer as kam urdhëruar çfarëdo krimesh”. Shumë mediume shqiptare Dikoviqin e quajnë “mik të BDI-së”, për shkak të takimit që kishte me të Fatmir Besimi në kohën kur ishte ministër i mbrojtjes.