Një boks që i kushtoi shqiptarit 33 mijë euro (Foto)

Në fund të procesit gjyqësor, kosovari Gazmend D. (27) pendohet për veprën e kryer. „Më vjen shumë keq për ate që ka ndodhë“, pohon Gazmendi me zë të lartë, përndryshe vozitës autobusi me profesion, para Gjykatës së rrethit në Mynih të Gjermanisë.

Pas pak kohësh ai e dëgjon vendimin gjyqësor: Dy vite me kusht për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore. Gazmendi ka pasur fat kësaj radhe!

Më 17 qershor të këtij viti, gjatë një zënke me shtetasin Mo ha met „Moe“ Ka ra li (38), ai e ka goditur me grusht në syrin e majtë. Kjo godtije ia ka ndryshuar jetën Mohametit përgjithmonë, pasi ka pësuar dëmtim të rëndë dhe për momentin, ai është i verbër me këtë sy.

Gazmend D.

Vëllai i tij para Gjykatës ka deklaruar se Mohameti ka pësuar dëmtim të rëndë në sy. Nga ana tjetër, Gazmendi para trupit gjykues e ka pranuar veprën, gjë që i ka ndihmuar në vendimin gjyqësor. Paraprakisht, Gazmendi nuk ka pasur vepra penale. Dhe tani, viktimës së tij, ai duhet t`i paguajë 33.000 euro dëmshpërblim, 15.000 menjëherë, ndërsa për tre vite të tjera nga 500 euro në muaj.

Se si do t`i fitojë këto të holla, mbetet e paqartë, ndërsa autoritetet përkatëse ia kanë konfiskuar përkohësisht licencën për të drejtuar automjet. Për Mohametin, këto të holla janë të pamjaftueshme. „Nuk e pranoj kërkimin e faljes nga Gazmendi“, kapohuar për „Bild“, përcjellë portali „Shtegu.com“. Mohameti do ta denocojë Gazmendin para Gjykatës civile. Në studion e tij të tatuazhit „Blood Dia monds“, për shkak të syrit nuk mund ta ushtrojë
profesionin ashtu siç duhet.