Një foshnje pakistaneze lind në bordin e një aeroplani!

Një nënë pakistaneze lindi dje foshnjën e saj në bordin e avionit gjatë një fluturimi për në qytetin e shenjtë mysliman të Medinës, në Arabinë Saudite, njoftuan zyrtarët e linjës ajrore.

Një zëdhënës i linjës ajrore, “Pakistan International Airlines” (PIA) tha se nëna dhe foshnja ishin në gjendje të shëndetshme pavarësisht lindjes së saj të parakohshme.

Sipas planifikimit, avioni pritej të mbërrinte në qytetin lindor të Multanit në orët e para të mëngjesit, por u anulua në Karaçin Jugor për shkak të motit të keq”, deklaroi zëdhënësi i linjës ajrore, Mashood Tajwar.

“Avioni mbërriti në Multan në mbrëmje”, tha zyrtari i aeroportit, Mohamed Nadeem.

“Stafi ajror dhe stjuardesat dhanë ndihmën e tyre gjatë momentit të lindjes së gruas pakistaneze”, shtoi Tajwar.

“Të gjithë pasagjerët në bord dhe stafi i ANP-së mirëpritën të porsalindurën”, tha Tajwar për gazetarët.

Gruaja pakistaneze dhe bashkëshorti i saj shkuan në Arabinë Saudite për ritualin e Umras, që përfshin një pelegrinazh në qytetet e Mekës dhe Medinës.

Gjithashtu, Tajwar tha se linja ajrore, “Pakistan International Airlines” (PIA) ndalon udhëtimin e grave që janë mbi 27 javëshe shtatzënë.