Nuhiu përgëzon policinë që prangosēn komitët

Mirënjohje e thellë për policët, njerëzit e frontit të parë, që përballen me veprat penale për çdo ditë. Mirënjohje për policin Jetmir Jusufi që edhe pse jashtë detyre, me kurajë u ballafaqua me dy hajdutë në një market të kryeqytetit. Mirënjohje për ata që sot ndaluan edhe tifozët “Komitë” që sulmuan shtetas të Kosovës. Vetëm me kurajë dhe punë, pavarësisht se në detyrë apo jashtë detyre, policia dhe qytetarët bashkërisht, mund të luftojnë krimin dhe të promovojnë një jetë të përgjegjshme përballë ligjit!