Numri i viktimave nga tajfuni në Vietnam arriti 90 persona (VIDEO)

Numri i viktimave nga tajfuni në Vietnam u rrit në 90, ndërsa sot janë zbrazur shtatë akumulime përplot me ujë, me qëllim që të parandalohet rreziku nga përmbytjet.

Autoritetet njoftuan se është bërë përpjekje e posaçme që të parandalohet përmbytja në qytetin Danang, të cilin së shpejti duhet ta vizitojnë presidenti Donald Tramp i SHBA-së, Si Xhiping i Kinës dhe Vladimir Putin i Rusisë, të cilët do të marrin pjesë në samitin aziatik-paqësor.

Deri tani, dihet se 90 persona e humbën jetën për shkak të tajfunit, 18-të konsiderohen si të zhdukur, ndërsa 174 persona janë lënduar.