Parlamenti i kthehet punës këtë javë, VMRO ende pa vendim nëse kthehet në kuvend

Propozimligjet e njohura si reformatore, janë duke pritur kthimin e deputetëve në Kuvend, që janë në pushim për shkak të festave të fundvitit dhe te atyre të fillimvitit. Nga 28 dhjetori i vitit të kaluar në shtëpinë ligjdhënëse nuk ka të paraparë asnjë aktivitet.
Dita e parë e punës për deputetët për këtë vit është 9 janari, me punimet në komisionin për Çështje Evropiane.
Edhe në faqen zyrtare të Kuvendit tani për tani ka paralajmërim vetëm për një seancë të komisionit për Ceshtje Evropiane të caktuar për më datë 15 janar, në të cilën duhet të bëhet prezentimi i programit për prioritetet e punës së kryesimit Bullgar me BE-në, e që do të prezentohet nga ana e ambasadorit bullgar në Maqedoni.
Nërkohë që në agjendën e punës së Kuvendit, aktivitetet për këtë fillim vit ende nuk janë të përfshira zyrtarisht. Në intervistën e fundit për TVM2, kreu i Parlamentit Talat Xhaferi tha se pret konstruktivitet fillimisht në komisione e më pas në seancën plenare të caktuar për 15 janar
“Seanca e parë e rregullt që do të konvokohet për 2018 do të jetë seanca e cila sipas procedurave siguron nga data 9 janari komisionet përkatëse të debatojnë për pikat përkatëse që do të debatohen në seancën e 15 janarit….Planifikimi i parë është të vazhdohet prej aty ku kemi ngelur varësisht nga situata, me vazhdimin e seancës për pikën e përzgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas së cilës pason pika e rendit të ditës , debati apo votimi për ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me atë të pëmbyllet procesi i përdorimit të gjuhës shqipe”, shprehet kryetar i i kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi.
Por a do të jetë ky një vit reformator në plotë kuptimin e fjalës për ligjet reformatore të cilat duhet të miratohen në Kuvend, varet nga VMRO-DPMNE. Në këtë parti akoma ka hamendje se a do ti kthehen punimeve të Kuvendit apo do të vazhdojnë bojkotin.
Opozita më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE është e pakënaqur, dhe bojkotin e saj në kuvend e arsyeton me mungesën e kushteve për të funksionuar përderisa 6 deputetët e këtij subjekti në mënyrë të paligjshme gjenden në paraburgim.
Derisa nga VMRO kërkojnë që gjykatat ti shqyrtojnë të gjitha argumentet juridike dhe në pajtim me ligjet ti shfuqizojë të gjitha vendimet për paraburgim, nga shumica parlamentare thonë që pikërisht reformat janë boshti rreth të cilit duhet të bashkohen të gjithë. Sipas shumicës reformat janë interes për avancimin e vendit, dhe nevojave të qytetarëve.
Në Kuvend qysh javën e fundit të vitit që lam pas Qeveria ka dorëzuar propozim ligje që morrën dritë jeshile nga ekzekutivi dhe i përkasin reformave në gjyqësor, polici dhe në shërbimet e sigurisë së shtetit, si pjesë e planit 3-6-9.
Por situata tani për tani duket e komplikuar për shak të mungesës së deputetëve të opozitës, edhe pse edhe kreu i Kuvendit Talat Xhaferi shpreh optimizëm se opozita më në fund do të reflektojë dhe do ti kthehet rolit të saj konstruktiv.