Policia përplaset me banorët e Zharrëzës, nuk i lejojnë të vendosin çadër para Ministrisë (Foto)

Punonjësit e policisë janë përplasur me banorët e Zharrëzës për shkak se kërkojnë të ngrenë çadër përpara Ministrisë së Energjetsë.

Kjo nuk është lejuar nga ana e policisë, çka ka sjellë për pasojë edhe përpasjen mes tyre.

Sipas policisë, banorët nuk mund të ngrenë çadrën sepse nuk kanë marrë leje për protestë.

Më herët ata zhvilluan një takim me zv/Kryeministrin Niko Peleshi në ambientet e Ministrisë së Energjetikës. Pas takimit, banorët thanë se biseda ishte pozitive, megjithatë deklaruan se nuk do të largohen deri sa të marrin personalisht aktet e ekspertimit që vlerëson dëmet në banesa.