PREMIERË: “Bjondina” publikohet nga Lori

Këto ditë këngëtarja Loreta Kaçka-Lori ka paralajmëruar projektin e saj më të ri me titull “Bjondina”.
Tashmë këngëtarja publikoi këngën të cilën ia dedikon vajzave bjondina duke hyrë edhe ajo në këtë listë meqë është bjondinë, shkruan lajmi.net.

Kënga është ritmike dhe këngëtarja ia shoqëroi edhe videoklipin në të cilin ajo vjen e rrethuar nga një grup vajzash bjondina,

Sa i përket bashkëpunëtorëve të këtij projekti, për “Bjondinën”, Lori ka bashkëpunuar me Irkenc Hykën, Petro Xhorin, JOJO dhe MaxProduction.

“Datë e veçantë” është kënga që Lori e kishte publikuar para këngës “Bjondina” dhe ishte në duet me Krenar Krasniqin, kurse tani këngëtarja vjen me këngë ritmike.