Prishet koalicioni qeveritar shkaku i Ministrisë së Shëndetësisë? Flasin BDI dhe Aleanca(VIDEO)

Partitë në pushtet nuk po merren vesh për zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë duke rrezikuar prishjen e koalicionit qeveritar. Lidhja socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë bashkuar në përpjekjet për t’ia marrë resorin e shëndetësisë Aleancës për Shqiptarët.

BDI ka kërcënuar se kurrë nuk do ta votojë kandidatin e Aleancës për ministër të shëndetësisë, ndërsa LSDM po shikon të përfitojë nga grindjet mes partive shqiptare dhe shpreson se mund të bëjë ndërrim resorësh me Aleancën./Almakos