Profesori Shqipëtar në Konferencën Shkencore në Indonezi

Profesori Shqipëtar në Konferencën Shkencore në Indonezi

Të arriturat shqiptare nuk kanë të ndalur, arritje që çdo herë e më shumë po marrin konsideratë nga të huajt.

Kështu është edhe rasti i Profesorit nga Tetova Artrim Qamili-t i cili ka qenë një nga katër folësit kryesorë KonferencësNdërkombëtare për Shkencë dhe Inxhinieri 2019 (ICSE III) e mbajtur në Jogjakarta të Indonezisë, ku u prezantuan mbi 200 punime origjinale shkencore të akademikëve dhe hulumtuesve shkencorë nga rreth 30 vendeve të ndryshme të botës.

Profesori Artrim Qamili ka titullin Docent, dhe është asistent nëUniversitetin Sabanci i cili është një ndër universitetet prestigjioze të Turqisë. Në këtë Konferencë mori pjesë sihulumtues pranë Universitetit Sabanci, ku përveç fjalimit kryesor – hapjes së konferencës, prezantoi punimin e tij shkencor me temë: “Techniques and challenges of applying Machine Learning algorithms in privacy preserving fashion.

Artrim Qamili i lindur në Tetovë, shkollën fillore e kreu në vendlindje të tij me sukses 5.00 të pastër gjate 8 viteve të arsimit fillor, ndërsa në klasën e shtatë e fiton çmimin e dytë në garat komunale për gjuhë dhe letërsi shqipe, ndërsa në të tetën fiton çmimin e parë në garat rajonale dhe ato republikane për gjuhë dhe letërsi maqedone. Në vitin 2000 u radhit i treti në garatmbarëkombëtare të Fizikës në Prishtinë për shkolla të mesme, ndërsa në vitin 2003 duhej të përfaqësonte MaqedoninëOlimpiadën Ndërkombëtare për Fizikë në Tajvan, por që u anulua për shkak të epidemisë së përhapur atje gjatë asaj kohe. Pasi arriti të pranohet me bursë në disa universitete brenda dhe jashtë shtetit, studimet deridiplomike Artrim Qamili vendosi t’i vijojë në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative pranë Universitetit “Kirili dhe Metodij” në Shkup. Për shkak të mesatares së lartë dhe suksesit të treguar, dofitojë bursë speciale edhe nga kryeministri i Maqedonisë i asaj kohe si dhe bursë të plotë për studime master në UniversitetinYildiz Teknik në Beshiktash të Stambollit dhe UniversitetinFON të Shkupit.

vitin 2013 Artrim Qamili për studime të doktoratës do të pranohet në një nga Universitetet më të mira teknike të botës, ETH-në e Cyrih-ut të Zvicrës. Në anën tjetër nga mijëra aplikantë nga e tërë bota, po atë vit do të jetë i vetmi nga Maqedonia që do fitojë bursë për doktoratë nga TUBITAK-u (Instituti kombëtar për hulumtime shkencore dhe teknologjike i Turqisë), instituti më prestigjioz i teknologjisë në Turqi, që merret me projekte si dërgimin i satelitëve në kozmos, zhvillimi i radarëve për helikopterë, e të ngjashme. Artrim Qamili në vitin 2017 u zgjedh asistenti më i mirë në mesin e 500 asistentëve nga i gjithë universiteti. Artrim Qamili tani është në fazën e përgatitjes së disertacionit të doktoratës, një projekt shkencorë-hulumtues, në bashkëpunim mes TUBITAK-ut dhe disa firmave ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Projekti synon që përmes aplikimit të teknikave të inteligjencës artificiale (ang. Artificial intelligence), të mësimit makinerik (ang. Machine Learning) dhe nxjerrjes së të dhënave (ang. Data mining) të detektojë në IT sistemet moderne (cloud, smartphone, etj) sulme të reja kibernetike, por që e gjithë kjo do të bëhet në formë të rruajtjes së privatësisë së shfrytëzuesve ashtu që të dhënat do të jenë të enkriptuara. Nga teknikat që do shfrytëzohen në projekt janë edhe disa kompani që sot riradhiten në mesin e trendëvebashkëkohore në botën shkencore, për të cilat firmat si Google, Facebook, Microsoft etj, harxhojnë miliarda dollarë, siç janë mësimi i thellë (ang. Deep Learning), teknikë kjo që synon të simuloje punën e trurit të njeriut dhe skemat e kriptimit homomorfik që u zbuluan vetëm para disa viteve.