Prokuroria Themelore procedurë parahetimore për pastrim parash në Serbi nga ana e funksionarëve të lartë të Maqedonisë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur procedurë para-hetimore për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale “Larje parash” dhe vepra të tjera të dënuara në bazë të Nenit 273 nga Kodi Penal.
“Procedura parahetimore është si rezultat i shkrimeve të publikuara në më shumë mediume në Maqedoni në lidhje me deklaratën e ish kryeministrit të Serbisë, Vuk Jeremiq. Deklarata ka të bëj me gjoja shpëlarjen e parave në Republikën e Serbisë nga ana e funskionarëve të lart të Maqedonisë dhe lidhshmërisë së tyre me persona fizik dhe juridik nga Serbia dhe Cekia”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Ndryshe, të shtunën Jeremiq ju bëri thirrje organeve të hetuesisë të Serbisë t’i hetojnë lidhjet midis ish-Qeverisë së Maqedonisë dhe drejtorit të kompanisë SCMG, që e bleu fabrikën “14 Tetori” nga Krushevaci.