Pronari kërkon pagesë me Bitcoin, për veturën e tij McLaren 720S (Foto)

Pronari i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, ka vendosur që ta vë në shitje super-makinën tërësisht të re McLaren 720S, por jo me një valutë të zakonshme.

Në këmbim të kësaj veture sportive, ai kërkon 30 Bitcoinë, që në treg arrijnl vlerën e rreth 440 mijë dollarëve.

Megjithëse ky McLaren mund të blihen për 285 mijë dollarë, pronari ka rritur çmimin nga frika se kriptovaluta mund të ketë ndryshime të mundshme.

Por, ekonomistët kanë thënë se vlera e Bitcoinëve edhe mund të rritet në masë të madhe.