Protesta në Bregun Perëndimor pas vendimit të Trumpit (VIDEO)

Pas thirrjes së Hamasit, mijëra palestinezë kanë dalur në rrugët kryesore të qytetit, dhe me dhunë i janë përgjigjur vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Zona më e tensionuar është në Betlehemi, ku praktikisht është duke u zhvilluar “një luftë në rrugë”, transmeton Telegrafi.
Palestinezët kanë filluar t’i djegin gomat dhe të gjuajnë forcat izraelite të rendit me gurë dhe gjësende të forta, ndërkaq njësitet speciale u janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, por demonstruesit duket të vendosur pasi nuk janë duke u shpërndarë.
Në Jerusalem, palestinezët janë futur në grevë të përgjithshme urie. Kjo situatë e ngjashme është duke mbretëruar në Gazë dhe qytetet tjera palestineze.