Protesta që s’e keni parë kurrë: Dele në mes të qytetit

Jeni mësuar të shihni protesta ku rrugët mbushen me njerëz që protestojnë për të drejtat e tyre, por jo edhe diçka të këtij lloji, shkruan gazetametro.net.

Kësaj radhe, ishin delet që kishin vërshuar rrugët nga rrezikimi i jetëve të tyre.

Barinjtë francezë kanë sjellë sot ato në sheshin kryesor të Lionit, për të protestuar kundër mbrojtjes së ujqërve nga qeveria.

Bujqit janë ankuar se ujqërit po ua dëmtojnë kopetë e tyre të deleve dhe po u shkaktojnë humbje të mëdha financiare.