PSE SHQIPTARËT,NUK DUHET TA VOTOJNË BDI-në…

Pse shqiptarët që jetojnë,nën pushtimin sllavo-maqedonas,në shtetin pa identitet,nuk duhet dhe kan arsye të plota,që të mos e votojnë partinë e BDI-së dhe kandidatët e saj,në zgjedhjet për kryetar komunash dhe këshilltar komunal.

Janë 1001 arsye,fakte dhe argumente se kjo parti,klani mbrenda saj dhe lideri i saj,për 16 vite të egzistimit të saj,tek shqiptarët e kësaj pjese,ka sjellur vetëm tragjedi,nga më të ndryshmet,duke filluar nga niveli lokal në ato komuna,ku ka udhëhequr kjo parti,deri në nivelin qëndror.Personalitetet e kësaj partie,jan të kapur nga krimet nga më të ndryshmet,duke filluar nga aferat korruptive, kriminale të lidhur me botën e krimit dhe nëntoken kriminale.
Kjo Parti u formua,nga ish antarët e SHP të UÇK-re,në krye me komandantin e Përgjithshëm të UÇK-re z.Ali Ahmetin,që ishin me seli në Prizeren,nga ata antarë,që për asnjë moment të vetëm,nuk e kishin kapur pushkën,disa edhe nëse e kishin kapur,strukeshin në ”Bunkera” sepse këta llogaritnin vetën si ”Shpëtimtar të Kombit”,andaj këta medeomos duhej të shpëtonin,ishin pikërisht ata njerzë,që keqëpërdoren fondet e Luftës,duke i përvetsuar për vete,familjen dhe klanin e tyre,fondet e Luftës që ishin,kafshata e gojës e Gurbetqarve tan.

Kjo parti në zgjedhjet e Përgjithëshme,erdhi me premtime të shumë të mëdha, për realizimin e të drejtave të shqiptarve, Implementimin e plot të MO-it, premtime që kthyen shpresen e shqiptarve për Liri,shqiptarët të cilët në mënyr plebishtare e votuan kët Parti,në zgjedhjet e para Parlamentare në shtetin e IRJM-së mbas Lufte.Mirpo në fillim klani kriminel që dirigjon kët Parti,ishte kujdesur në mënyr tinzare,ti largonte nga gara dhe pushteti ushtarët dhe komandantët,që ishin në vijat e frontit,edhe ata ushtar dhe komandanta nga vijat e frontit,që i kishte kandiduar dhe kishin marrur poste(sepse që të gjithë në hapin e parë,ishte e pamundur ti eliminonte),ata shantazhoheshin nga klani kriminal që udhëheq me kët Parti.

Sot kët Parti mundesh ta quajsh gjithëqka,vetëm parti e Luftës jo,edhe ata ish ushtar dhe ish komandanta,që jan ende në kët parti,jan për arsye të Lakmisë për pushtet dhe pasuri,nga ajo që dihet,njeriu që ka Lakmi për pushtet e pasuri,ai është në gjendje që të rrëshqet edhe në Tradhëti,gjë të cilin edhe ka pasur raste që kan ndodhur.Kjo Parti mirret me ”Punë të Mëdha” kurse ma së paku,mirret me të drejtat e shqiptarëve.Protagonistët e kësaj Partie,jan bër njerzë të pasur, jan ”Arsimue”,integruar në strukturat shtypëse,të shtetit sllavo-maqedon,nga aty ma shumë e mbrojn,shtetin e IRJM-së këta,”Patriota” nën arsyetimin mashtrues,se mbas 20-30 vitesh, shumica e popullësis në IRJM-në,do të jetë shqiptare,se sa të drejtat e shqiptarëve.Prej se ka ardhur në skenën politike,kjo parti për shqiptarët,ka prodhuar vetëm tragjedi,vrasje nëpër prita dhe kurtha, burgosje,tortura,gjykime,denime me procese të montuara politike.

Kujtoni vrasjet,që nga komandant Teli me shokë,Ridvan Neziri me shokë,Nuri Marazi-komandant Struga,Harun Aliu-Kushtrimi me shokë,për të ardhur në Lagjen e Trimave me 09-10 maj 2015,Tradhëtin dhe vrasjen e Dhjetë Dëshmorve të Kombit,si dhe burgosjen e mbi 30 pjestarëve të Grupit të Kumanovës,për të ardhur pastaj vrasja e komandant Shqiponjës,si dhe rasti i fundit i tentim vrasjes në Parlament të z.Zijadin Selës.BDI-ja,lideri dhe klani udhëheqës i kësaj partie, kan shuar shpresat e shqiptarëve,për një jetë me dinjitet,kan sjellur shqiptarët në zhgënjimin ma të madh,nga ky zhgënjim përfituan partit sllavo-maqedonase, duke fituar mbi 70 mijë vota nga ta.

Nga Lufta e UÇK-re në vitin 2001,përfituan hajnat,profiterat e luftës,kriminelët, matrapazët politik dhe surrati i tyre,duke u pasuruar,punësuar,”arsimuar” duke shkatrruar të tashmen dhe të ardhmën e shqiptarve,me këta bashikbuzuka analfabeta me diplomë,komandanta të Prizerenit,Tiranës dhe të ”Bunkerave”.
Shqiptarët vuajn me shumicë,nga varfëria ekstreme,papunësia,pa siguria dhe pa prespektiva e tyre,që është kapur nga këta argat të Gruevskit, Jankullovskes, Mihajlkovit…
Dje e dëshmoi edhe një fakt,vëllau i komandant Sokolit,se ata që tradhëtuan Grupin e Kumanovës,për punën e kryer me aq zellë,ata u shpërblehen nga shteti,me të holla dhe pozita.Sa Tradhëtia ka mbetur pezull,ende pa u zbuluar,sa ”patriota” jan shpërblyer për tradhëtit e kryera ndaj shqiptarëve !!!

Edhe në zgjedhjet e Përgjithëshme,por edhe në këto lokale,BDI-ja ka para vetës, po ato parulla që nga viti 2001,parulla të ”patriotizmit folklorik”,se do ti realizon të drejtat e shqiptarve,edhe sa herë nga 14 vitesh në pushtet,ju nevoiten që ti realizojn të drejtat e shqiptarve,kur dihet se ajo nga fillimi deri sot,për shqiptarët ka prodhuar vetëm tragjedi,duke bërë me vajë shumë nëna për fëmijet e vet…

Autor:Arianit Shuku-Shkup
Përpunimi i fotos:Z.B