PSP hap proces të ri kundër Nikolla Gruevskit, ka marrë para në kundërshtim me ligjin

PSP ka hapur një rast të ri me shifrën “Talir”, lidhur me dyshimet për financim joligjor të VMRO-DPMNE-së. Në këtë rast, i dyshuar i parë është kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, shkruan Gazeta Lajm.

“Kryetari i kësaj partie edhe pse e ka ditur, nuk ka ndërmarrë asgjë për të ndërpre këtë mënyrë të financimit të partisë. Veprën e ka kryer me qëllim të realizimit të qëllimeve personale, duke forcuar pozitën e vet në parti. Ai ka marrë para, të cilat nuk i ka paguar në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, siç e parasheh ligji. Në këtë mënyrë dyshohet që ka kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, deklaroi prokurorja fatime Fetai.

http://