Publikohet video ku dy policë shqiptarë rrahin drejtorin e Telekomit (Video)

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa rreth dy javë më parë është sulmuar fizikisht nga dy zyrtarë policorë, ndërsa sot është publikuar videon në të cilën shihet i gjithë sulmi.

Mustafa videon e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook duke mos komentuar rastin.

“Pamjet e postuara janë vetëm për 18+.Te nderuarit: Ministër i Punëve te Brendshme, Ministër i Drejtësisë, Kryeprokuror i Shtetit, Kryeshef i Inspektoratit Policor, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Unë nuk do te komentoj gjë, por po e le ne vlerësimin dhe komentimin tuaj e te publikut”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa në mbrëmjen e sulmit foli me një konferencë për media duke treguar kronogjiksht ngjarjen duke thënë se dëshmi për rastin ka edhe video por njëjtë nuk ndodhi edhe me zyrtarët policorë të cilët deklaratat e tyre i filluan dhe përfunduar në Polici.

Sipas Mustafës të dyshuarit Nazim Sahiti, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, dhe polici Avni Berisha në deklaratat e tyre dhënë në Polici kanë mohuar të kenë kryer sulmin.

Më poshtë mund të gjeni videon në të cilën shihet i gjithë sulmi i 30 dhjetorit.

Ja si i "sulmova" policet!Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!Pamjet e postuara jane vetem per 18+Te nderuar:Minister i Puneve te Brendshme,Minister i Drejtesise,Kryeprokuror i Shtetit,Kryeshef i Inspektoratit Policor,Drejtor i Pergjithshem i Policise,Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!

Posted by Agron S. Mustafa on Mittwoch, 10. Januar 2018