Punonte si agjent sigurie, shqiptarin e therin me thikë në Itali

Një shqiptar është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën pasi është goditur me thikë në Milano të Italisë nga nje grup djemsh nga Afrika e Veriut.

Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45, raportojne mediat italiane.

Shqiptari me shtetesi italiane, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në shërbim në një “McDonald’s” në qendër të Milanos, ku punonte si agjent ‘security’.

29-vjeçari u njoftua nga menaxheri i biznesit përmes qendrës operative telefonike, se një grup afrikanësh kishin hyrë në “Fast Food”, nuk po konsumonin gjë dhe po bezdisnin klientët e tjerë.

Punonjësi shqiptar i sigurisë ka ndërhyrë duke i larguar. Por, në momentin kur shqiptari dolen jashtë biznesit, ata e goditen me shqelma dhe grushte.

I plagosuri ka marrë një plagë ne fundshpinë, ka pësuar një frakturë në nofull dhe dëmtime në shpatulla.

Hetuesit kanë marrë pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët. Sipas dëshmitarëve, ishin rreth 10 agresorë. Raportohet se shqiptari është sulmuar sapo i ka shoqëruar te dera e biznesit ata qe e rrahen.