Ra “Fiksi” dhe u pamë! Nga dr.Asim Musa


• Urolog në spitalin e Strugës

Shkrimtari ynë i madh kombëtar Ismail Kadare ka një novelë që e titullon “Ra ky mort e u pamë”. Ai tregon sesi ngjarjet e dhimbshme e të përgjakshme të vitit 1981 në Kosovë shërbyen që ne të njiheshim më mirë me njeri tjetrin, mes vedi, mes pjesēve të kombit.
Unë nuk kam patur ndonjë mort. Si profesionist prej 23 vjetësh në mjeksi i kam ofruar shërbimet e mia politikës në rolin e ( drejtorit ne te dy spitalet e qytetit te Struges per dy vjet e gjysme dhe se fundmi 16 muaj ne rolin e zëvendēsministrit tē shëndetsisë. )
E bēj këtë me një lloj sakrifice. Mjekësia është dashuria ime e jetës dhe asaj, jetës po dua t’ i shërbej brez pas brezi. Edhe vajzat e mia kanë bërë këtë zgjedhje jetsore. Vazhdoj ta zhvilloj profesionin e kirurgut një ditë në javë në institucionin amë dhe ndihem në paqe me veten për këtë që bëj në këto kohra të çuditshme. I shlyej borxhin komunitetit tim, struganëve, ( kërçovarëve, dibranëve , me po te njëjtin përkushtim u sherbej edhe qytetareve nga Prrenjazi, Pogradeci , Korça ) e mē gjerë.

Mirpo kjo që bëj mbase s’ është kuptuar.
Mbase dikush nga politika është xheloz për profilin tim të lartë profesional
( ketej dhe andej kufirit ).
Mbase dikush nga bashkëkombasit tanë të Shqipërisē nuk e di si funksionon sistemi ynë shëndetsor, sesi një shtetas i saj duhet të paguajë në spitalet tona. ( ne bazë te çmimoreve per pacientet privatë)
Kësisoj dikush nga Fiks Fare nē Top channel, emisioni popullor i shndërruar në institucion i besueshëm i luftës kundër korrupsionit dhe më gjerë ka vendosur me spektakolarizuar kontaktin me mua për një operacion të rrejshëm. Zhvillimin e dini vetë.
Si e thashë më sipër, unë s’bëra asgjë të paligjshme dhe kjo kuptohet qartë. Luftrat e mēdha kanë dhe viktima të pafajshme.
Gjeratorja e mediave sociale s’merret me përgënjeshtrime, por me gjahun e klikimeve. Sa të veshë e vērteta pantallonat, gënjeshtra ka shkuar në cepin tjetër të botës. Mirpo në botën reale megjithatë gënjeshtra ka jetë të shkurtër si këmbët e saj. Falë kësaj që ndodhi, pa dashjen time, unë sot jam bërë edhe me i njohur. Përballë gënjeshtrës, unë kam tē vērtetën time që e dinë të gjithë.
E dua profesionin tim dhe politikën e shoh si shërbim.Dhe për të treguar se s’kam kurrfarē gjakimi për pushtet, thashë se jam gati të terhiqem.
Kjo që më ndodhi mua (dhe mund t’i ndodhë kujtdo,) ka paradoksalisht shumë anë të dobishme. Shumë qytetarë, që më njihnin dhe s më njihnin, publikisht, me shkrim e me gojë ma kanë shprehur solidaritetin, mirënjohjen dhe besimin tek unë. Autoritete publike në krejt viset tona etnike gjithashtu. ( Akademik Agim Vinca , gazetarë te njohur si Emin Azemi e Daut Dauti )
Fëmijēt e mi morën impulse të reja për tu ndjerë krenarē me babēn e tyre.
Ndaj unë e fal ushtarin e Fiks-it që sipas një loje tē padijes sē ligë donte të fuste gishtat në hundën apo sytē e mi. Fatmiresisht siç shihet ne video dështoi. Paralajmërimi bombastik per korrupsion 1000 € ishte bllof. ( na doli qe edhe dhurata e insistuar disa herë per kafe ( 50€u)eshte shume:, mu aty qendron vlera , virtyti , modestia dhe edukata ime familjare dhe profesionale)
Gjithsesi e falënderoj Fiks Fare që nuk besoj se ka patur qëllim të keq ndaj meje dhe që ka shprehur gatishmërinē me ma dhënë hapësirën pēr ta ofruar të vërtetën time.
E quaj të mbyllur incidentin. Nuk kam ndërmend të merrem me shkaqet e tij, por me dobinë publike të tij.

Një problem eksziston megjithatë!
A ka një problem në trajtimin shëndetsor të pacientëve të vendeve tona nē spitalet respektive? Po. ka. Çdo vit tek ne trajtohen mijra pacientë nga Shqipēria. Ata besojnë tek sistemi ynē shëndetsor ashtu si ndodh dhe e anasjellta. Pse të mos punojmē për njē Fond të pērbashkët sigurimesh shëndetsore? Nëse ai do ekzistonte, s’do ndodhte incidenti me Fiks Fare…..
Unë jam një mjek i ofruar politikës. Shërbimi publik ēshtë pjesa e përbashkët e jona. Madje dhe me mediat e shëndetshme. Unë do t’ i shërbej publikut në çdo rol të thirrem. Humanizmi im në këto vite ështē përkthyer në simpati dhe solidaritet të qytetarëve, intelektualēve ndaj meje. Kapitali im moral, imazhi im publik është rritur edhe falë incidentit me Fiks-in të cilin e falënderoj sërish.
Unë jam në këmbë, nuk u rrëzova.
Unë jam me ballin lart dhe shikoj në sy këdo. Nëse prapa përpjekjes për linçimin tim qendron dikush nga politika ta dijë se sot jam më i fortë. Kam qytetarët me vete. Zëshëm. , force e kenaqesi duke parë në sy kurthaxhinjtë e deshtuar . Unë jam gati për çdo sfidë!
Ra ky mort dhe u pamë- thoshte Kadare. Ndodhi ky incident me Fiks dhe krejt shqiptarët mē panë me sy tjetër, me sytë e së vërtetës, jo ato të rrenës. Ndaj sot jam më i fortë se dje, më i qetë se dje