Receta natyrore kundër sheqerit të ngritur në gjak

0Nëse vuani nga diabeti, duhet ta dini se ai nuk mjekohet vetëm me ilaçe, por edhe me preparate natyrore.\r\n\r\nJa një preparat i tillë.\r\n\r\nPërbërësit:\r\n\r\n- Rrënja e rrikës e madhësisë mesatare (e gjatë rreth 20 cm, kurse e gjerë rreth 2 cm),\r\n- Një thelb hudhre,\r\n\r\n- 2 birra (sasia e përgjithshme 1l),\r\n- 2 dl uthull molle.\r\n\r\nPërgatitja:\r\n\r\nLajeni rrënjën e rrikës disa herë. Lëreni që të qëndrojë 15-20 minuta në ujin ku keni shtuar pak uthull molle. Mos e qëroni, por grijeni imtë, apo bluajeni. Bashkë me hudhrën e grirë imtë, qitni në një enë më të madhe të qelqtë dhe mbuloni me birrë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.\r\n\r\nMbylleni kavanozin dhe lëreni dhjetë ditë në vend të errët dhe të ftohtë (jo në frigorifer).\r\n\r\nKonsumimi:\r\n\r\n- Gjatë dy ditëve të para, dy lugë të vogla tri herë në ditë.\r\n\r\n- Më pas përdoreni 1 lugë 3 herë në ditë.\r\n\r\n- Mjekimi zgjat 1 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.