Copy Code

“Reformatori” Mihajllovski do të jetë nënkryetari i katërt i VMRO-DPMNE-së

Pas mbarimit të mini-turnesë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në SHBA dhe rajon, partia në fund të muajit duhet të mbajë seancë të Komitetit Ekzekutiv (KE) të partisë, në të cilën duhet që të diskutohet dhe të vendoset për draft-ndryshimet e statutit të partisë dhe për rritjen dhe ekipimin e organeve partiake, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave jo-zyrtare të “Fokus”, anëtarë i ri i KE-së duhet të bëhet shefi i shtabit republikan të iniciativës për modernim dhe demokratizim të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Mihajllovski. Njëkohësisht, në këtë seancë duhet që të promovohen edhe nënkryetarët e ri, Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski dhe Mitko Jançev.

Burimet thonë se, ky është plan që ky grup të kyçet në të gjitha nivelet e partisë, në korniza të së cilës Kostadin Bogdanov tanimë është zgjedhur për anëtarë të organit më të lartë të partisë, ndërkaq Petar Bogojevski, së shpejti edhe zyrtarisht duhet që të bëhet zëvendës i sekretarit gjeneral Igor Janushev.

Ndryshe, paralajmërimi i parë për integrim të “reformatorëve” në organet partiake ishte thirrja e udhëheqësisë së re partiake për takim në lidhje me ndryshimet e statutit të partisë, të cilët ashtu siç thonë burimet partiake, duhet që të përpunohet në pajtueshmëri me statutet e partive konservatore djathtiste në Gjermani, Francë, Austri dhe Kroaci.

Njëri nga të rejat kyçe, parasheh që kryetarët e Komiteteve Komunale do të duhet të zgjidhen me votim nga ana e anëtarësisë, në vend se nga ana e udhëheqësisë partiake me konkurs, ashtu siç ishte deri më tani, me atë që udhëheqësia do të ketë mekanizma për shkarkimin e tyre në kushte të caktuara.

Gjithashtu, në statutin e partisë do të konstatohen edhe trupat e ri të partisë që i paralajmëroi lideri i ri i partisë, Hristijan Miskoski – Këshilli i kryetarit dhe Këshilli i Komitetit Ekzekutiv, ku do të gjenden profesorë universitar nga Maqedonia dhe jashtë vendit, ku pritet që këtu të bëjnë pjesë edhe kritikues të mënyrës që ka udhëhequr me partinë ish lideri Nikolla Gruevski.