Restoranti më i vjetër në Britani rrezikon të mbyllet për shkak të shqiptarit

Restoranti i vjetër i Kew-it, “Caffe Mamma”, mund të humbasë licencën e tij këtë mbrëmje, pasi dyshohet se ka punësuar një punonjës të paligjshëm. Restoranti ka plot 36 vjet që është i hapur në Richmond.

Më 9 shtator, një shtetas shqiptar u gjet në restorant nga zyrtarë të emigracionit, të cilët thanë se ai punonte në Britani të Madhe pa një vizë të vlefshme. Si pasojë, punonjësi është arrestuar dhe tani do t’i nënshtrohet deportimit.