Rikthehet Shpat Kasapi, publikon këngën e re (Video)

Pas një periudhe pothuajse njëvjeçare pauze nga realizimi i projekteve të reja muzikore, këngëtari Shpat Kasapi sapo ka publikuar këngën e re.
Kënga më e re e Shpatit e paralajmëruar më parë përmes rrjeteve sociale mbanë titullin “Aroma e saj”.

Këtij projekti, Shpati ia ka bashkëngjitur edhe videoklipin, ndërsa bashkëpunëtorët e tij janë: Ergys Shahu ka shkruar tekstin, Melem është kujdesur për videon, Gravity për muzikën, ndërsa orkestrimin e kësaj kënge e ka bërë Alskerd Renja.

Së fundi, Shpatin e kemi parë të angazhuar në spektaklin “Fytyra juaj në dikë më ngjanë” (YFSF), në të cilin ishte vlerësuar si njëri prej konkurrentëve më të suksesshëm në të gjitha javët.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin më të ri të Shpat Kasapit.