Rrihet një minoren derisa ishte duke shëtitur me të dashurën

Një pesëmbëdhjetëvjeçar mbrëmë është sulmuar fizikisht nga dhjetëra persona të moshës prej 13 deri 17 vjet, derisa ishte duke u shëtitur me të dashurën nëpër rrugën “101” në fshatin Vollkovë në Shkup.

Sulmin në polici e ka denoncuar babai i tij S.K. (41). Sipas denoncimit, mbrëmë në orën 21:30 derisa minoreni ka qenë duke ecur në rrugë së bashku me të dashurën e tij sulmuesit i janë afruar pas shpine dhe fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur me grushta dhe shqelma, në pjesën e kokës dhe trupit, informon sot MPB në Buletinin e rregullt.

Nga sulmi djaloshi ka marrë lëndime trupore, të konstatuar nga mjeku në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” – Shkup.