Sa më pak deputet BDI-ja, aq më e avancuar gjuha shqipe!

Edhe pse nuk është zyrtarizuar, gjuha shqipe nga sot do të ketë përdorim më të avancuar në Maqedoni. Kjo ndodh pasi në zgjedhjet e 11 dhjetorit u përgjysmua numri i deputetëve të BDI-së, nga 20 sa kishte deri atëherë, në 10-të.

Ky është një shembull i mirë nga i cili duhet të mësojnë votuesit shqiptar, se sa më pak deputet të ketë BDI-ja, aq më e avancuar do të jetë gjuha shqipe. Kur të mbetet pa asnjë deputet, ndoshta gjuha shqipe do të zyrtarizohet në tërësi. Këtë do ta kemi parasysh më së tepërmi në ditën e votimit, sepse tani është e qartë: sa më e vogël BDI-ja, aq më i gjerë përdorimi i gjuhës shqipe. Faleminderit që e demonstruat edhe praktikisht këtë.