Sa të jetë Artan Grubi në politikë, për shqiptarët nuk lind dielli i barazisë

EJUP BERISHA
Artan shqiptarët janë të pabarabartë në mesin e të barabartëve
Artan,Artan Artan Grubi mos të lutem mos trego përralla të thjeshta për fëmijë për diell reformash dhe barazi. Se më duket se është ka të duket ty sepse je në Qeveri. Për këto qështje ti mundesh të flasish në emrin tënd personal dhe të funkcionarëve por edhe të militantëve të Partisë tënde amë BDI-së por e ke të ndaluar rreptësisht ta thuash këtë gjë në emër të të gjitë shqiptarëve të Maqedonisë . Artan shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë janë dhe do të jenë të barabartë vetem në mesin e të pabarabartëve të diskriminuarve të nënçmuarve dhe të përbuzurve. Këto përrallat e tua ne i kemi të njohura moti por ok ju ka ardhë shansi që të manipuloni dhe manipuloni sa të mundeni por të lutem me përralla të vjetra Komunisto-socialiste mos vazhdoni më. Barazi po të duket statusi jo i barabartl politiko-juridik i shqiptarëve me statusin e të tjerëve në këtë shtet, barazi po të duket statusi ekonomiko-material me statusin e të tjerëve.Artan shqiptarët janë më të përparuarit vetëm në aspektin fetar dhe atë në sferën më ekstreme të predikimit të saj a e di pse se dikuj po i konvenon dhe po i duhet që shqiptarët ti prezentoj si përkrahës të ekstremizmit dhe fundamentalizmit islam. Mos të lutem se a e di sa të pashijshme janë bërë këto tregimet e fëmijëve për redorma liri dhe barazi sa që as fëmijët e djepit më nuk po duan ti dëgjojnë më. Barazia në mesin e të pabarabartëve te ne shqiptarët ka qenë është dhe do të mbetet Artan, jo se na kanë faj eitat politike maqedonase por se elitat politike shqiptare nuk duan ta eliminojnë këtë pabarazi që ti e quan diell të barazisë. Ne si Shqiptarë në vend të diellit kemi pasur stuhi dhe uragane të fuqishme të pabarazisë që na kan shkundur për themeli si komb.Prandaj këto përralla mos i paketoni si ndonjë risi sepse ti dhe ata të Partisë tënde as paketimin nuk dini dhe nuk doni ta ndryshoni. Artan thonë deri sa të ketë barë disa dele do të kullosin në fushat me barë plot të BDI-së por mos harro se disa dele u kanë ikur në fushën e LSDM-së dhe Kryetari juaj më nuk mund të lëvdrohet se është fermeri më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë se i kanë ikur shumë dele.