Copy Code

Sejdiu ul çmimet e larta komunale të trashëguara nga koha e “Dokit”: Kyçja në ujësjellës nga 300 bie në 150 euro!

Komuna e Zhelinës përmes ueb faqes së saj zyrtare bën të ditur se i ka ulur për 50% pagesat për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit.

Në vazhdim ua sjellim njoftimin e plotë nga Komuna e Zhelinës:

Të nderuar qytetarë,

Duke u nisur nga detyrimi jonë që t’Ju shërbejmë Juve si banorë të kësaj komune, me konsideratën më të lartë Ju njoftojmë se Komuna e Zhelinës, duke filluar nga data 30.01.2018, ka sjellë Vendim për uljen e çmimit të pagesës së kyçjes në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, edhe atë:

Pagesa e kyçjes në rrjetin e ujësjellësit do të zvogëlohet për 50% nga shuma e përgjithshme, pra, nga 300 euro në 150 euro, në kundërvlerë në denarë;
Pagesa e kyçjes në rrjetin e kanalizimit do të zvogëlohet për 50% nga shuma e përgjithshme, pra, nga 300 euro në 150 euro, në kundërvlerë në denarë.
Gjithmonë në shërbimin Tuaj!

Komuna e Zhelinës