Sela: Nuk jemi “pataricë” e BDI-së, koalicioni me BESËN ishte vullnet i qytetarëve

Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, koalicionin me Lëvizjen BESA dhe vazhdimin e pjesmarrjes së ASH-së në Qeverinë reformatore, transmeton Zhurnal.

“Rezultati i Aleancës për Shqiptarët (ASH) nëqoftë se i flasim gjërat ashtu siç janë është rezultati më i mirë ndër subjektet politike shqiptare këtu në Maqedoni. Jemi vetmi subjekt politik që kemi rritje më tepër se çdo subjekt tjetër politik të cilët garuan në zgjedhjet lokale. Unë kur nuk kam pretentuar që legjitimiteti im të matet ku e di unë në Kavadar, apo në Shtip ose Strumicë lëgjitimiteti im matet në zonat atje edhe ku garojmë. Ne jemi subjekt politik shqiptar, nuk dua të bëjë ndarje midis qytetarëve, por në vendbanimet shqiptare të Strugës kam fituar 100 përqind. Dhe si votë shqiptarë atje BDI-në e kemi mundur me rezultat 2 me 1 në zonat shqiptare. Edhe përgjegjësia ime nuk është temë e padiskutueshme dhe shumë shpejt do të jap llogari para anëtarsisë në Kongresin e rradhës që pritet të caktohet nga kuvendi qendror”, tha Sela duke komentuar rezultatet e Zgjedhjeve lokale të 2017.

Sela theksoi se kolicioni me Lëvizjen BESA i cili u bë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ishte vullnet i qytetarëve, sipas tij, ato vendosën me votë ashtu.

“Potezi më i mirë politik i bërë është koalicioni me lëvizjën BESA në raundin e dytë. Qoftë se keni parasysh se çfarë koalicioni patë nga ana e LSDM-së dhe BDI-së i orientuar kundër Alencës që u dëshmua në Strugë. Kolicioni i cili u bë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ishte vullnet i qytetarëve, ato vendosën me votë. Prej kur kam dalë në skenë Lëvizja për reforma dhe Lëvizja BESa unë çdo herë kam qenë pro koalicionit me Lëvizjen BESA dhe cdo herë kam qenë për unifikim dhe bashkimin e subjekteve politike shqiptare”, theksoi Sela.

Sipas tij, ky sistem do njerëz të përulur dhe servil, Ziadin Sela dhe ASH nuk bënë pjesë në ato politikanë që përulen dhe servilozen dhe ne servilosemi vetëm para popullit.

“Ne jemi pjesë e qverisë se kemi marrë obligimit tona për ti bërë reformat dhe jemi brenda saj për të alarmuar nëse kjo qeveri ngjason me qeverinë e kaluar. Nuk e di se kush i ka bë ftesë PDSH-së që të jetë pjesë e Qeverisë. Ne për momentin që flasim jemi pjesë e Qeverisë. I vetmi aktor politik brenda Qeverisë i cil do që ASH-në mos e shoh aty, mos e ketë në koalicion Qeverisës është BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Ne nuk jemi në Qeveri për BDI-në dhe Ali Ahmetin. Të gjithë ato kritikuesit e deri djeshëm që mendonin se “patericë” e BDI-së kjo u dëshmua se nuk jemi të till. Fenomenet devijante të kësaj Qeverie do ti luftojmë dhe do ti themi hapur”, tha Sela duke folur për koalicionin Qeveritar dhe fatin e ASH-së në të.