Serbi paguan 1.500 euro për nusen shqiptare, por ajo e lë “thatë” që natën e parë (FOTO)

NUK ËSHTË HERA E PARË QË SERBËT KËRKOJNË TË “BLEJNË” ME PARA NUSE TË REJA NGA SHQIPËRIA. POR, DUKET SE NJË SHTETASI SERB NUK I KA SHKUAR PAZARI MIRË DERI NË FUND.
Media vendase, Kurir shkruan sot se serbi është mashtruar nga një agjensi shqiptare që ndëmjetëson martesën e serbëve me vajzat shqiptare.

Lidhur me ngjarjen, prokuroria në Serbi ka nisur një hetim për një grup njerëzish që ndërmjetësojnë këto martesa.

Dyshohet se një serb është mashtruar pasi pagoi 1.500 euro për t’u martuar me një vajzë shqiptare, por pas disa orësh ajo u arratis nga shtëpia e tij.

Mësohet se prokuroria në Serbi i ka dërguar një kërkesë prokurorisë në Shqipëri për t’i ndihmuar në mbledhjen e të dhënave lidhur me këtë rast.

Boro Zeçeviç, një zëdhënës i Prokurorisë në Prokuplje tha për Kurir:

PERSONAT QË DYSHOHEN PËR KËTË KRIM JANË IDENTIFIKUAR DHE PROCEDURA ËSHTË DUKE U ZHVILLUAR NË BASHKËPUNIM ME PROKURORINË NË SHQIPËRI”.

Shtetasi serb u lidh me një agjensi shqiptare e drejtuar nga një grua, e cila arriti t`i gjente një nuse të re. Lidhja u bë nëpërmjet telefonit, ku ranë dakort që serbi të paguajë 1.500 euro, ndërsa agjensia do t’i sillte atij një grua për martesë.

Pak ditë më vonë, gruaja e re e shoqëruar nga shefja e agjensisë shkuan në Prokuplje. Bashkë me to ishte dhe një burrë i cili u prezantua si daja i nuses.

Nusja do të qëndronte në shtëpinë e burrit për provë. Por, ajo u zhduk gjatë natës duke mos konsumuar as natën e parë me burrin.

Ky i fundit përveç parave që ai i dha agjensisë së ndërmjetësimit, i pagoi shpenzimet e udhëtimit për të gjithë familjen.

Ky nuk është rasti i parë që serbët kërkojnë të “blejnë” kundrejt parave nuse shqiptare. Besohet se shtetasi serb nuk është i pari që mashtrohet në këtë formë, por viktimat nuk i raportojnë këto ngjarje për shkak të turpit.

Në Kursumlija është regjistruar një situatë e ngjashme kohët e fundit, ku dhëndri është mashtruar duke i marrë 1.000 euro për një nuse shqiptare.

Megjithatë, gjatë disa viteve të fundit dhjetëra djem nga zonat malore dhe rurale kanë përfunduar me sukses martesën me gratë nga Shqipëria.