Shikoni se si autori i masakrës së Las Vegasit shkrepi 90 plumba për 10 sekonda (Video)

Stephen Paddock që konsiderohet si vrasësi më i madh masiv në historinë e Shteteve të Bashkuara, qëlloi mbi turmën prej 22 mijë civilëve ku si pasojë humbën jetën 59 persona dhe u plagosën qindra tjerë.

Por, për shumëkënd përfshirë autoritetet e sigurisë, vazhdon të mbetet mister, motivi që shtyu këtë 63-vjeçar të shtie mbi turmën.

BBC ka realizuar një interviste me një ekspert të armëve në SHBA, i cili ka shpjeguar në detaje se si ka arritur Paddock që brenda 10 sekondave të shkrep në 90 plumba.

Edhe pse posedimi i këso lloj të armeve është i kundërligjshëm në shumë vende të botës, por jo edhe në SHBA ku mijëra prej tyre qarkullojnë nëpër duart e civilëve.

Ai posedonte mbi 42 lloj të pushkëve automatike, gjysmën prej të cilave i përdori gjatë masakrës në Las Vegas, ndërsa eksperti amerikan i armëve ka shpjeguar se cilët janë armët më të zakonshme që përdoren në SHBA.