Shkëndija prezanton Adilin, Mustafin dhe Bilallin (Video)

Shkëndija e Tetovës ka prezantuar zyrtarisht tre përforcimet e reja të merkatos së janarit. Mbrojtësi Mevlan Adili, portieri Seladin Mustafi dhe mesfushori Sabit Bilalli janë tre emrat e rinjë të skuadrës tetovare. Adili me “kuqezinjët” firmosi kontratë për 1 vit e gjysmë, ndërsa te Shkëndija vjen nga radhët e FC UTA të Rumanisë. Shkupjani pjesë e Shkëndijës ishte edhe gjatë vitit 2015-të, kur luajti vetëm 6 muaj.

Portieri 24 vjeçar Mustafi firmosi kontratë 2 vjeçare, ndërsa mesfushori ofenziv Billali do të jetë pjesë e Shkëndijës për tri vite. Kujtojmë që “kuqezinjët” nisën përgatitjet nga dita e djeshme, ndërsa nga 9 janari transferohen në Ohër. Ndërkohë fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve dimërore do ta kalojnë në Antalia të Turqisë nga 20 janari.