Copy Code

Shkrimtari nga Kumanova: Ju na qenkeni më patriot se Ramushi

Shkrimtati nga Kumanova, Sermet Sulejmani është përfshirë në debatin lidhur me simbolet shtetërore në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai ka dënuar djegien e flamurit shtetëror të Kosovës, duke dhënë shembuj e kombeve tjera që kanë dy apo tre shtete.

“O zot, faljua se nuk e dinë se çfar bëjnë!”… Shqiptarit mund t’ia marrësh me forcë diçka, por t’ia japësh – e ke shumë zor! Si s’kuptojnë se edhe austriakët dhe 70% e zvicerjanëve janë gjerman dhe kanë tjetër flamur shtetëror?!! Po a digjet flamuri i shtetit tënd, ooo…?! Po pse ma, ju që digjni flamurin e shtetit, ju na qenkëni më patriot se Ramushi?!!…”, ëshë shprehur Sulejmani.