Shkup, futet për të blerë në shitore, ia vjedhin makinën “BMW”

Përderisa ka qenë në shitore ia vjedhin makinën BMW. Rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në orën 20:40 në rrugën “Aminta i Tretë”.
Siç bëjnë të ditur nga policia vjedhësi ka shfrytëzuar pakujdesinë e drejtuesit të makinës dhe është future në makinë dhe pa e vërejtur askush është larguar.
Në atë mënyrë, vjedhësi ka përfituar pronë të palejueshme me vlerë rreth 900.000 denarë, apo 15.000 euro.