Shokon deputeti kosovar: Unë jam terrorist! (Foto)

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, është deklaruar “terrorist me kusht”. “Nëse Adea, Frashëri, Egzoni dhe Atdheu janë terroristë, e nëse Astriti është terrorist, atëherë edhe unë jam terrorist!
Në një shtet që e vret të riun në burg, dhe i dënon me 20 vjet katër njerëz tjerë të pafajshëm pa asnjë dëshmi, derisa vazhdimisht i le kriminelët të lirë, drejtësia ka dështue.
#DuaDREJTESI”, ka shkruar Ismajli, duke u solidarizuar me aktivistët e Vetëvendosjes të cilët u dënuan me burg nën akuzën për terrorizëm.