Shpejtësi dhe spektakël: Super veturat sportive pushtojnë Tiranën (Foto)

Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë u pushtua pasditen e së mërkurës nga 150 makina sportive.

Lamborghini, Porche, Ferrari, Hummer, rikthehen në Shqipëri në kuadër të “Gumball 3000”, turi që ka nisur në Riga të Letonisë në datën 1 korrik me një itinerar që përshkroi Varshavën, Budapestin, Dubrovnikun dhe që pas Tiranës dhe Athinës pritet të përfundojë në ishullin grek të Mikonos, transmeton tch.

Vetë Kryeministri Rama e cilësoi ardhjen e karvanit të famshëm të supermakinave si finalizimin e përpjekjeve për promovimin e Shqipërisë Turistike. 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, largohen ditën e sotme nga Tirana.