Shqiptarët humbin drejtorin e Spitalit të Kumanovës, kuadër i LSDM do ta udhëheq

Shqiptarët humbin drejtorin e Spitalit të Kumanovës, kuadër i LSDM do ta udhëheq

Pas disa viteve, BDI humb Spitalin e Qytetit të Kumanovës dhe se tanimë drejtor i këtij institucioni është caktuar kuadër i nominuar nga LSDM, informon INA.

Dr.Snezhana Zaharijeva është emëruar drejtore e Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë. Me këtë largohet nga kjo detyrë Arif Latifi, drejtori i deritanishëm që i takon radhëve të BDI-së. Por Latifi emërohet drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Kumanovë.

Vendimi për emërimin e Zaharijevës është publikuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, që është vulosur nga ministri Arben Taravari. Për postin e drejtorit të Spitalit të Kumanovës në garë ishte edhe LR-PDSH dhe kuadro të saj mjekë, të cilët kishin shpresuar deri në orët e fundit të vendimit, se njëri prej tyre do të jetë drejtues i kësaj qendre mjekësore.


Related Articles

Skenari i Ahmetit dhe Gruevskit, qeveria e vjetër deri në vjeshtë!

Derisa partitë politike po vazhdojnë konsultimet për qeverinë e re, kabineti i qeverisë së vjetër vazhdon të funskionoj me të

Të varurit nga droga, situatë dramatike në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

Shifra alarmante të përdoruesve të drogës në Tetovë dhe Gostivar. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme numri i

Deputeti i PDSH-së Dauti: Kryetradhëtari Ziadin Sela, po mundohet me përly emrin tim

Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti e ka quajtur kryetradhëtar liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Seka vetëm pse ai e ka përmendur