Shqiptari i parë që shkoi në Hënë. Ja nga cili qytet ishte…

Besojeni, por një shqiptar ka shkelur në hënë. Madje kjo ka ndodhur dekada më përpara.

Në një postim të Amasadës Amerikane në Tiranë shkruhet për Wilson Kokalarin, inxhinierin me origjinë shqiptare i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e misionit të parë në hënë, “Apollo 11”.

Ambasada Amerikane shkruan se Wilson Kokalari, lindi në Gjirokastër dhe emigroi në SHBA në moshën 1-vjeçare.

Gjithashtu Kokalari ishte ai që shkroi udhëzuesin që ndihmoi astronautët e “Apollo 11” që të zbrisnin anijen kozmike në tokë në mënyrë të sigurt.

Shkrimi në Facebook i Ambasadës Amerikane në Tiranë para pak kohësh:

Foto e Ditës | A e dini se një shqiptaro-amerikan ka qenë pjesë e misionit të Apollo 11 në Hënë? Wilson Kokalari u lind në Gjirokastër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 1-vjeçare.

Si inxhinier, Wilson Kokalari luajti një rol të rëndësishëm në misionin Apollo 11. Ai ndihmoi në koordinimin e zbritjes së Apollo 11, por gjithashtu shkroi edhe udhëzuesin që ndihmoi astronautët e Apollo 11 të zbrisnin anijen e tyre kozmike. Fotoja tregon qendrën e komandës të NASA-s në momentin e nisjes.