Shqiptari nga Maqedonia dënohet me 10 vite burg, ja shkaku!

Ashtu edhe siç i shte paralajmëruar, Gjykata federale penale zvicerane, sot ka shqiptuar vendimin e saj lidhur me akuzat ndaj një shtetasi zvicerano-maqedonas, i cili në vitin 2002 ia kishte dërguar një pako – granatë redaksisë së „Bota Sot“ në Cyrih.

Për shkak të përpjekjes për vrasje të shumëfishtë, shtetasi në fjalë është dënuar me dhjetë vite burg, ndërsa pala mbrojtëse ka kërkuar lirim nga akuza, shkruan „Neue Zürcher Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Gjykata nuk i ka pranuar si të besueshme deklaratt e të akuzuarit se granata nuk ka qenë funksionale. Hetimet kanë dëshmuar se ajo do të kishte funksionuar po që se do të hapej duke hequr kapakun.

Për shkeljen e Ligjit për armëmbajtje, Gjykata ka shqiptuar dënim me të holla, pasi i akuzuari nuk ka guxuar të mbajë armë.

I akuzuari kishte deklaruar se granata nuk ka qenë funskionale dhe me te ka dashur vetëm t`ia tërheqë vërejtjen redaksisë së „Bota Sot“.

Por hetimet kanë dëshmuar të kundërtën. Pakoja me granatë ka qenë funksionale dhe për fat të mirë është hapur nga këndi nga i cili nuk ka shpërthyer.