Copy Code

Skandal dopingu në Lojërat Olimpike Dimërore 2018

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka skualifikuar garuesin japonez në patinazh të shpejtë Kei Saito nga Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) në Pyeongchang, për shkak se rezultoi pozitiv në testin e dopingut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të CAS-it, thuhet se mostrat e gjakut të garuesit Saito, të marra para fillimit të Olimpiadës në Korenë e Jugut, zbuluan substanca të ndaluara dhe iu caktua masa e ndalesës në gara.

Saito është sportisti i parë që skualifikohet nga LOD në Pyeongchang dhe kjo nuk do të ndikojë në rezultatet përfundimtare, pasi ende nuk kanë filluar garat në disiplinat ku duhet të performojë.