Skandal: Erkan Arifi i ka premtuar LSDM-së punësimin e 15 serbëve të Mateçit në komunën e Likovës

Janë zbuluar detaje të marrëveshjes që ka arritur BDI me LSDM-në. Kjo marrëveshje përfshin edhe komunën e Likovës, ku BDI i ka premtuar LSDM-së punësimin e 15 serbëve nga fshati Mateç. Sipas marrëveshjes, pesë punësime të serbëve parashihen te penda e Likovës si rojtarë, 4 në institucionet e komunës, kurse gjashtë të tjerë në ndërmarrjet komunale. Poashtu BDI ka premtuar edhe punësimin e tre maqedonasve nga fshati Opajë në organet komunale.

Me këtë përfaqësimi i serbëve dhe maqedonasve në komunën e Likovës do të jetë mbi 10 për qind edhe pse të rinjtë shqiptarë nga kjo komunë ikin jashtë vendit pasi kryejnë shkollimin e lartë, mu për shkak të mungesës së vendeve të punës.

Nëse realizohet ky premtim, atëherë mund të kthehen tensionet në komunën e Likovës, duke pasur parasysh se shumica e serbëve të fshatit Mateç kanë marë pjesë në sulmet e policisë dhe ushtrisë maqedonase në fshatrat e komunës së Likovës në vitin 2001 dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar falje.