Skandal: Huliganët që sulmuan Parlamentin fshehen në manastirin e shqiptarëve ortodoksë (Foto)

Një pjesë e huliganëve të dhunshëm që morën pjesë në dhunën e 27 prillit në Parlament fshehen në manastirin në Zërzë dhe në manastirin shqiptar “Shën Mbiguri”, shkruan portali PlusInfo.

Flitet se ata i strehon një prift me të cilin paraprakisht kanë pasur takim edhe në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.

Shqiptarët ortodoksë thonë se manastiri “Shën Mbiguri” është manastir i shqiptarëve ortodoksë, por i përvetësuar nga maqedonasit, të cilët e quajnë “Sveti Jovan Bigorski”.