Skandaloze: BDI kërkon 50 milionë denarë shtesë për drejtorinë e Agron Buxhakut i cili u akuzua për keqpërdorime të shumta

Skandaloze: BDI kërkon 50 milionë denarë shtesë për drejtorinë e Agron Buxhakut i cili u akuzua për keqpërdorime të shumta

Portali Sakte.net mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar 3 amandamente për rebalancin buxhetor. Një prej tyre ka të bëjë me kërkesën që të rritet për 50 milionë denarë buxheti i Qendrës për Menaxhim me Kriza, në krye të së cilës ndodhet Agron Buxhaku.

Jo shumë kohë më parë, kryetari i sindikatës së të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski kishte prezantuar në opinion shkeljet dhe keqpërdorimet e Agron Buxhakut.
-Dhjetëra telefona të shtrenjtë dhe dy tabletë nga 8 000 deri në 10 000 euro, rrespektivisht rreth 600.000 denarë.
-Shpenzime për lëndë djegëse të disa makinave të udhëheqësisë, nga 15 deri në 30.000. Deri në 40.000 denarë.
-Pagesa për angazhim me kontratë në vepër- Mbi 38.000 denarë për një person, plus përfitime të tjera, shuma e të cilave mund të arrijë deri në 60.000 denarë.
-Vetëm në muajin mars, janë shpenzuar mbi 24.000 denarë, para të gatshme nga kartelat me limit për një pagesë deri në 6000 denarë.
-Shoferi me marrëveshje në vepër, paguhet 18.000 denarë, i njejti është i punësuar nga viti 2014 në ndërmarrje publike, e ndërkohë që një shofer në QMK paguhet 11.000 denarë.
-Në fund të vitit 2016, janë ndarë të holla në vlerë prej 12.000, 13, deri në 16.000 denarë për një person, në formë të shpërblimeve për ‘njerëzit e vet që e meritojnë’, për një angazhim jo të plotë dy mujor.

Këto ishin disa nga akuzat publike në adresë të Agron Buxhakut për drejtorinë e të cilit BDI do të kërkojë edhe 50 milionë denarë.

loading...

Related Articles

Babai po i kërkon fajtorët për vdekjen e djalit të tij në burgun e Idrizovës

Babai i 21 vjeçarit Andrias Rexhepov nga Shuto Orizari, i cili para katër ditësh ka vdekur në burgun e Idrizovës,

Mançevski: Gruevski e mbron drejtorin e “Ujësjellësit” për shkak të lidhjeve familjare

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se kryetari i VMRO, Nikolla Gruevski, për shkak

Aksion falas për kontroll teknik të automjeteve

Aksion për kontroll teknik parandalues falas gjatë muajit korrik dhe gusht me qëllim të rritjes së sigurisë në qarkullim në