Skandaloze: BDI kërkon 50 milionë denarë shtesë për drejtorinë e Agron Buxhakut i cili u akuzua për keqpërdorime të shumta

Skandaloze: BDI kërkon 50 milionë denarë shtesë për drejtorinë e Agron Buxhakut i cili u akuzua për keqpërdorime të shumta

Portali Sakte.net mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim ka dorëzuar 3 amandamente për rebalancin buxhetor. Një prej tyre ka të bëjë me kërkesën që të rritet për 50 milionë denarë buxheti i Qendrës për Menaxhim me Kriza, në krye të së cilës ndodhet Agron Buxhaku.

Jo shumë kohë më parë, kryetari i sindikatës së të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski kishte prezantuar në opinion shkeljet dhe keqpërdorimet e Agron Buxhakut.
-Dhjetëra telefona të shtrenjtë dhe dy tabletë nga 8 000 deri në 10 000 euro, rrespektivisht rreth 600.000 denarë.
-Shpenzime për lëndë djegëse të disa makinave të udhëheqësisë, nga 15 deri në 30.000. Deri në 40.000 denarë.
-Pagesa për angazhim me kontratë në vepër- Mbi 38.000 denarë për një person, plus përfitime të tjera, shuma e të cilave mund të arrijë deri në 60.000 denarë.
-Vetëm në muajin mars, janë shpenzuar mbi 24.000 denarë, para të gatshme nga kartelat me limit për një pagesë deri në 6000 denarë.
-Shoferi me marrëveshje në vepër, paguhet 18.000 denarë, i njejti është i punësuar nga viti 2014 në ndërmarrje publike, e ndërkohë që një shofer në QMK paguhet 11.000 denarë.
-Në fund të vitit 2016, janë ndarë të holla në vlerë prej 12.000, 13, deri në 16.000 denarë për një person, në formë të shpërblimeve për ‘njerëzit e vet që e meritojnë’, për një angazhim jo të plotë dy mujor.

Këto ishin disa nga akuzat publike në adresë të Agron Buxhakut për drejtorinë e të cilit BDI do të kërkojë edhe 50 milionë denarë./Sakte.net


Related Articles

Kryeministri Dimitriev nuk pajtohet me mënyrën se si u zgjodh kryetari i Kuvendit

Kryeministri teknik Emill Dimitriev ka thënë se e dënon çdo formë të dhunës fizike dhe të qëllimshme nga individët ndaj

Pamje nga grabitja e makinës së bankës me dy milionë euro në të (Video)

Është përsëritur grabitja e makinave të bankës që transportojnë para drejt Rinasit në Tiranë. Këtë të enjte, “viktimë” e një

‘BOMBA E OPOZITËS MAQEDONASE: KU U “ZHDUKËN” 400 MIJË EURO DERISA BUJAR OSMANI I BDI-SË ISHTE MINISTËR?’

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kishte publikuar disa përgjime në të cilat dëgjohej zëri i ministres Gordana Jankulovska dhe ministrit