SKANDAL/Truproja e Mijallkovit ushtron dhunë ndaj një gruaje në prani të policëve

Truprojat e ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gruaje edhe atë nëprezencë të forcave policore sipas TV 24.

Incidenti ka ndodhur fundjavën e kaluar, para stacionit policor Karposh. Sipas dëshmitarëve, truproja e Mijallkov ka sulmuar gruan me grushta në kokë. Një nga dëshmitarët e ngjarjes ka thirrur emergjencën e spitalit. E gjithë drama ka ndodhur para stacioni policor në Karposh, sepse sipas njohurive, gruaja ka ardhur në këtë stacion policor me qëllim të paraqesë se paraprakisht ishte keqtrajtuar fizikisht nga i njëjti person. Por ai erdhi pas saj dhe e ka sulmuar para policëve të pranishëm.

MPB për TV 24 ka konfirmuar se truproja personale e Mijallkovit nga radhët e Ministrisë së Brendshme është pezulluar dhe për detaje të tjera nuk kumtojnë deri sa të përfundojë i gjithë hetimi. /Flaka