Skenë rrënqethëse nga Maqedonia: “Kositësi” në të zeza bri rrugës, pret vozitësit

Skenë rrënqethëse nga Maqedonia: “Kositësi” në të zeza bri rrugës, pret vozitësit

pazakontë, përmes së cilës paralajmërojnë pjesëtarët në komunikacion që të ngasin me kujdes, në të kundërtën i pret vdekja e sigurtë.

Buzë rrugës është vendosur figura e kositësit famëkeq, që njihet si simbol i vdekjes, ndërkaq para tij qëndron një dërrasë e zezë me paralajmërimin: “Vdekja pret në këtë rrugë, vozitni me kujdes.”

Simboli i vdekjes është vendosur pesë kilometra para Radovishit, për të frikësuar, por edhe paralajmëruar vozitësit që t’i përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut dhe për të ecur në përputhje me kushtet e rrugës.

Shenja paralajmëruese është vendosur për shkak të një numri të aksidenteve të trafikut në këtë rrugë, në këtë pjesë të Maqedonisë lindore.

Në dy muajt e parë të këtij viti në rrugën Shtip – Strumicë kanë ndodhur gjashtë aksidente të rënda, ndërsa në tetor të vitit të kaluar është plagosur rëndë edhe muzikanti me famë botërore i cili luan në shishe, Zoran Madzirov. Ai është ende në gjendje kome.

loading...

Related Articles

Digjen dy vetura në Shkup dhe Manastir

Dy automjete udhëtarësh janë djegur mbrëmë në Shkup dhe në Manastir, informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin

Si u themelua dhe si u harrua Ilirida!

Por, pas themelimit të PPD-së si një parti e shqiptarëve në Maqedoni në koordinim edhe me elitën politike të Kosovës

Shqiptari qe tronditi gjykatesit e Hages

Shefqet Kabashi | Hage | Dëshmia e plotë | Deshmi per Ramush Haradinaj Për këto fjalë Shefqet Kabashi u dënua