Skenë rrënqethëse nga Maqedonia: “Kositësi” në të zeza bri rrugës, pret vozitësit

Skenë rrënqethëse nga Maqedonia: “Kositësi” në të zeza bri rrugës, pret vozitësit

Në rrugën Shtip – Strumicë në Radovish, në lindje të Maqedonisë, aktivistët qytetarë kanë vendosur një “tabelë” të pazakontë, përmes së cilës paralajmërojnë pjesëtarët në komunikacion që të ngasin me kujdes, në të kundërtën i pret vdekja e sigurtë.

Buzë rrugës është vendosur figura e kositësit famëkeq, që njihet si simbol i vdekjes, ndërkaq para tij qëndron një dërrasë e zezë me paralajmërimin: “Vdekja pret në këtë rrugë, vozitni me kujdes.”

Simboli i vdekjes është vendosur pesë kilometra para Radovishit, për të frikësuar, por edhe paralajmëruar vozitësit që t’i përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut dhe për të ecur në përputhje me kushtet e rrugës.

Shenja paralajmëruese është vendosur për shkak të një numri të aksidenteve të trafikut në këtë rrugë, në këtë pjesë të Maqedonisë lindore.

Në dy muajt e parë të këtij viti në rrugën Shtip – Strumicë kanë ndodhur gjashtë aksidente të rënda, ndërsa në tetor të vitit të kaluar është plagosur rëndë edhe muzikanti me famë botërore i cili luan në shishe, Zoran Madzirov. Ai është ende në gjendje kome.

loading...

Related Articles

Specialja rikthehet me “Tankun” e Gruevskit

Prokuroria Speciale është duke hetuar dëshirën personale të ish kryeministrit Nikola Gruevski për blerjen e automobilit luksoz Mercedes. Edhe zyrtarisht

PSP-ja ngrit aktakuzë për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski

Burime për Agjencinë e lajmeve META thonë se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka ngritur aktakuzë për lëndën ”Transportuesi” ku i

Dorëhiqet Hashim Thaçi

\r\nHashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme, zëvendëskryeministrit dhe nga ajo e kreut të