Strategu i Administratës së Trumpit: S’ka dilema, Amerika do të futet në dy luftëra të reja

Strategu i Administratës së Trumpit: S’ka dilema, Amerika do të futet në dy luftëra të reja

Njëri nga njerëzit kryesorë në administratën e Donald Trumpit, prej kohësh ka paralajmëruar se Amerika është duke u nisur drejt dy luftërave të reja.

Siç shkruan The Guardian, sipas opinionit të këtij njeriu, njëra luftë do të jetë me Kinën dhe tjera do të zhvillohet në Lindjen e Mesme.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të luftojnë gjatë dhjetë viteve të ardhshme për shkak të ishujve në Detin e Kinës Jugore, dhe këtu nuk ka kurrfarë dyshimi. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara do të jenë në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar Steve Bannon njëri nga njerëzit më të fuqishëm në administratën e Trumpit, që aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit kryesor për çështjet strategjike.

Këto deklarata Bannon i kishte bërë muaj më parë, kurse me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ai u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme.

Ai është emëruar në krye të Këshillit për Siguri, dhe kishte ndikim të madh në vendimin për të ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Bannon thotë se kinezët po vijnë para hundëve “të Shteteve të Bashkuara duke pretenduar se është një det i lashtë territorial”.

“Kina pretendon se pothuajse i gjithë Deti i Kinës Jugore është brenda territorit të saj. Ata kanë ndërtuar disa ishuj artificial në përpjekje që të zgjerojnë pozicionet e tyre, por në fakt kanë forcuar edhe mbrojtjen ajrore”, ka shtuar ai.

Deklaratat e Bannon dhe pozicioni i tij në administratën e Trumpit po shkakton më shumë frikë për një konfrontim ushtarak me Kinën, në veçanti pas deklaratës së Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, i cili ka thënë se SHBA-të nuk do t’i lejojnë qasje Kinës në shtatë ishujt artificialë. E gjithë kjo situatë qon drejt një lufte.

Padyshim që Bannon është i shqetësuar për ndikimin e Kinës në Azi dhe më gjerë, dhe kështu ka parashikuar përplasje globale kulturore gjatë viteve të ardhshme.

“E kemi ekspansionizmin e Islamit dhe të Kinës. Ata janë të motivuar. Arrogant. Dhe po mendojnë se krishterimi perëndimor është në fazën e tërheqjes”, kishte deklaruar Bannon në shkurt të vitit të kaluar në një interviste dhënë për një radio lokale, transmeton Telegrafi.

Në ditën e inaugurimit të Donald Trumpit president, ushtria kineze kishte paralajmëruar se lufta midis këtyre dy vende është e mundur të ndodh. Në ueb-faqen e Ushtrisë Popullore Çlirimtare ishte shkruar se paralajmërimet për shpërthimin e luftës nuk janë vetëm slogane, por që mund të bëhen realitet.

Me konfliktet ushtarake, Bannon kohëve të fundit është fokusuar edhe në perceptimin e krishterimit në botë që sipas tij është nën kërcënim.

“Ekziston diçka që kinezët i frikësohen më shumë se Amerikës… i frikësohen krishterimit me shumë se çdo gjëje”, ka deklaruar Bannon që nuk e sheh Kinën si të vetmin vend të nxehtë, por edhe Lindjen e Mesme.

“Disa prej këtyre situatave mund të jenë paksa të vështira”, kishte deklaruar ai në nëntor të vitit 2015, duke shtuar: “E dini çfarë – ne jemi në luftë. Dhe nuk ka dyshim se do të futemi sërish në një luftë të madhe në Lindjen e Mesme”.

loading...

Related Articles

Polici plagos ish-gruan

(E plotësuar) Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka plagosur ish-gruan e tij sot rreth orës 10:00 në rrugën “Xhavit

Cunami godet ishullin Kos në Greqi, pas tërmetit (VIDEO)

Dy persona janë vrarë dhe 200 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti 6.7 ballësh në Detin Mesdhe, mëngjesin e

Imami dhe xhemati përleshen me personin që deshi të këndojë ezanin (Video)

Një akt i pazakonshëm ka ndodhur në një xhami të Prishtinës, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Brenda faltores, imami