Të bëhet komuna pronë e partisë, kjo ndodhë vetëm në Çair

Të bëhet komuna pronë e partisë, kjo ndodhë vetëm në Çair.Komuna duhet ti shërbejë qytetarit e jo partisë, komuna e Çairit me vite të tëra nëpër zyrat e veta mbanë flamujt e partisë konkretishtë BDI-së. Sa të hyshë nëpër kabinetet e të punsuarve në komunë ke përshtypjen se je duke hyrë në ndonjë shtab partiak e jo në komunë. Përderisa në komunë qëndrojnë flamujt partiak, mos prisni se do të bëhen shumë gjëra për qytetarët.Banorët e Çairit me vite të tëra ankohen prej shumë problemeve siç janë: papunësia, siguria, kushtet e jetës, diskriminimi etno-religjioz (kombëtar fetar ) standardi infrastruktura, shëndetësia arsimi kualitativ probleme me kanalizimin gjitha këto e karakterizojnë komunën e Çairit. Banorët janë të lodhur nga premtimet e boshadisura. Komuna përparohet atëherë kur nuk ka flamuj partiak. Qytetarët e Çairit shansin e kanë në zgjedhjet e tanishme lokale ta tregojnë vetën se nuk duan flamuj partiak por punë.Le të lirohet komuna nga partizimi dhe flamujt. Koha është për ndryshime.